Futboll Seria A Sport

LAZIO MERR LAJMIN E MIRË/ Strakosha rikuperohet nga dëmtimi. Ja kur rikthehet gardiani “Kuqezi”…

Lajm i mirë për Thomas Strakoshën, i cili la pas dëmtimin e gjatë që kishte pësuar, dhe në ndeshjen ndaj Bajernit të Mynihut, e cila është e programuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Olimpico” të Romës me fillim nga ora 21:00.

Portieri i Kombëtares shqiptare është përfshirë në listën e trajnerit Simone Inzagi ndaj kampionëve të Europës në fuqi.

Nuk dihet ende nëse do të ketë minuta për të apo do të aktivizohet në ndeshjen ku bardhekaltërit do të sfidojnë Bolonjën në fundjavë për kampionat.

Strakosha nuk luan që në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Parmës në 21 janar ku lacialët triumfuan me rezultatin 2-1.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus merr masat, gati oferta 50 milionë euro për yllin e rivalëve…

Delo.autor

GARË E FORTË PËR BARELAN/ Tre gjigantë të futbollit europian nuk i ndajnë sytë nga mesfushori i Interit

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Lojtari i Atletico Madrid ndërron jetë në moshë shumë të re

Delo.autor

Leave a Comment