Futboll Shqipëri Sport

JUVENTUS E BLEU 2 MILIONË EURO/ Kush është Bajrami, talenti në pronësi të “bardhezinjve” që i tha “po” Shqipërisë

Nedim Bajrami është transferuar nga Zvicra drejt Italisë i blerë nga Juventusi. Për këtë, Bajrami është një futbollist në pronësi të bardhezinjve, të cilët e blenë nga Grasshopers për rreth 2 milionë franga zvicerane dhe e ka huazuar tek Empoli. Me këtë të fundit, fantazisti është duke luajtur sezonin e dytë.

Skuadra e Serisë B ka marrëveshje dhe klauzola me bardhezinjtë për kartonin e tij si dhe për rregullimin e çështjeve të bilanceve, kur dihet mirë që Juventusi dhe Empoli kanë marrëveshje të shumta transferimesh. Fantazisti këtë sezon ka asistuar 6 herë në Serinë B me Empolin dhe ka shënuar 2 gola. Me vlerën e kartonit pesë milionë euro, Bajrami është bërë një nga lojtarët më të vlerësuar në Serinë B italiane.

Në një krahasim nga “Transfermarkt”, ku bien në sy se janë vetëm lojtarë të lindur nga 1 janari 1999, talenti 21-vjeçar është i pesti për vlerën më të lartë të kartonit pas Samuele Riçit (7 mln euro), Davide Fratesit (6 mln euro), Sebastiano Espozitos (6 mln euro) dhe Karlos Augustos (5 mln euro).

Related posts

“JETA DHE KARRIERA IME…”/ Nga golat tek droga, “Perandori” Adriano tani shet… fanella

Delo.autor

SKUADRA RIVALE PËR TITULL/ Ja 6 yjet e nominuar për “Lojtarin e Vitit” në Premier

Delo.autor

Me KAFKË të thyer i shpëtoi VDEKJES: “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Isa.Autor

Leave a Comment