Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Piloti Marquez konfirmon mungesën: Nuk do të marr pjesë në testet dimërore

Pak ditë më parë u prezantua motori Honda. Në ceremoninë e zhvilluar ishte edhe piloti spanjoll Marc Marquez, një nga ikonat e MotoGP. Ai nuk garon prej një viti, pasi sezonin e kaluar u aksidentua që në garën e parë sezonale dhe më pas u operua 3 herë në shpatull, duke mos zbritur më në pistë.

Ende nuk dihet koha e rikuperimit, ndërkohë që Marquez sot konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në testet dimërore. “Gjatë këtyre muajve kuptova se gara ka shumë, por trupi im është vetëm një. Ndaj, në testet që do të zhvillohen në Katar nuk do të jem, nuk ndihem gati për të rrezikuar sërish”, tha Marquez.

Related posts

VAR I JEP NJË DORË LAZIOS/ “Të kaltërit” në avantazh me një gol të çuditshëm (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Manchester City-Gladbach. Rezultati 2-0

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Largimi i Maganit nuk mjafton, Tirana triumfon dhe zhyt në krizë Egnatian

Delo.autor

Leave a Comment