Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA 22 E SUPERIORES/ Teuta-Vllaznia, një përballje direkte e dy pretendentëve për titullin kampion. Ja axhenda…

Java e 22-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet e gjitha ditën e mërkurë. Kryesfida e kësaj ndalese është Teuta-Vllaznia, një përballje direkte e dy pretendentëve për titullin kampion. Durrsakët e shikojnë veten 4 pikë më pak se kuqeblutë duke hapur akoma më shumë garën për titull.

“Beteja” e tretë sezonale mes “djemve të detit” dhe shkodranëve do të luhet në “Niko Dovana”, ora 16:00.

Kukësi luan një tjetër sfidë me rëndësi. Skuadra e Mirel Josës përballet me Laçin pretendent për titullin në orën 16:00

Tri sfidat e tjera luhen në orën 13:00. Tirana, e cila mori një fitore me peshë ndaj Vllaznisë, pret në shtëpi Bylisin. Bardheblutë dhanë sinjale se do të luftojnë deri në fund për të kapur zonën e Europës. Pavarësisht pozicioneve, sfida me ballshiotët pritet të jetë e ashpër, pasi Bylisi synon mbijetesën në Superiore.

Partizani udhëton në fushën e Apolonisë. Edhe pse të kuqtë nisen favoritë për fitore, fierakët arritën t’u merrnin “demave” një pikë në përballjen e fundit mes tyre.

Skënderbeu pret në shtëpi Kastriotin. Korçarët ndodhen në moment tepër kritik dhe duhet të sigurojnë mjaft pikë në vazhdimësi për të shpëtuar sezonin.

JAVA E 22-TË E KATEGORISË SUPERIORE

TIRANA-BYLIS (ora 13:00)

APOLONIA-PARTIZANI (ora 13:00)

SKËNDERBEU-KASTRIOTI (ora 13:00)

TEUTA-VLLAZNIA (ora 16:00)

KUKËSI-LAÇI (ora 16:00)

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Leicester zhyt në krizë skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

E pabesueshme ajo çfarë thotë Spalletti për Salah!

Sadik.Autor

ANASHKALON AFRIMIN E LIVERPOOL/ Trajneri Guardiola: Nuk e doja mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment