Futboll Sport

NUK DO NDIKOHET NGA ZGJEDHJET PRESIDENCIALE/ Messi ka vendosur për të ardhmen e tij

Lionel Mesi duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe në fund të sezonit të njoftojë nëse do të qëndrojë apo jo te Barcelona.
Ka shumë skenarë për të ardhmen e sulmuesit. Për sa kohë që ylli argjentinas nuk ka nënshkruar një kontratë të re, thashethemet për largimin e tij nga skuadra katalanase po rriten.

Pavarësisht nga disa skenarë që qarkullojnë për të ardhmen e tij, Mesi ka vendosur të flasë në fund të sezonit për atë që ai synon të bëjë.

Sipas asaj që u tha në emisionin “El Larguero”, Leo po pret zgjedhjet e 7 marsit për presidencën e Barcelonës, por sido që të jetë rezultati, Mesi nuk do të njoftojë nëse do të qëndrojë apo jo te Barcelona, pasi ai ka vendosur të thotë vendimin e tij në fund të këtij sezoni.

Related posts

FORMULA 1/ Pengoi rivalët, Vettel penalizohet me 3 pozicione në startin e garës

Sadik.Autor

ËSHTË KTHYER NË TITULLAR TEK REALI/ Casemiro i habit të gjithë, zgjedh mesfushorin e së ardhmes

Delo.autor

Kritikoi sulmuesin 45 milionësh të Realit, kërcënohet me vdekje Juninho

Q.Autor

Leave a Comment