Futboll Seria A

E BUJSHME/ Milan kërkon kapitenin e Koresë së Jugut, i cili luan në Premier League

AC Milan i ka vënë syrin mesfushorit të Swansea City Ki Sung-Yueng për sezonin e ardhshëm, duke e parë si një alternativë të Franck Kessie.

Sipas Corriere dello Sport, drejtori Massimiliano Mirabelli ka filluar të ndjekë koreanin që kur ishte i huazuar te Sunderland në sezonin 2013/14.

Ai vetëm muajin e kaluar ka mbushur 29 vjeç dhe kontrata e tij pritet të skadojë në fund të sezonit, duke e bërë një lojtar të lirë.

Ki ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij në Britani, pasi u largua nga FC Seoul në janar të 2010 për të shkuar te Celtic, më pas Swansea dhe Sunderland.

Deri tani këtë sezon, ai ka kontribuar me një gol dhe dy asiste në 20 ndeshje kompetitive me Swansea. Ki është kapiteni i përfaqësueses koreano-jugore dhe është votuar lojtari i vitit i klubit në 2015.

Related posts

BLERJA E MILAN PËRFUNDON VIZITAT MJEKËSORE/ Tifozët i bëjnë një surprizë të bukur talentit Tonali (VIDEO)

Delo.autor

“LUFTA” PËR NË ZONËN CHAMPIONS/ Chelsea mposht West Ham falë golit të Werner

Delo.autor

KRITIKON YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Scholes: Futet në fushë për ndihmuar skuadrën me talentin e tij, por…

Delo.autor

Leave a Comment