Sport Të tjera

AKSIDENTI I RËNDË QË PËSOI ME MAKINË PAK DITË MË PARË/ Çudit legjenda e golfit: Nuk mbaj mend asgjë

Surprizon Tiger Woods. Legjenda e golfit i cili po merr veten nga aksidenti i rëndë që pësoi me makinë pak ditë më parë, nuk ka zbuluar asgjë përsa i përket ngjarjes dhe mënyrës sesi u shkaktua aksidenti pasi nuk mban mend asgjë.

Vetë ai që ka deklaruar që nuk mban mend asgjë nga ngjarja, duke shtuar akoma dhe më shumë pikëpyetjet për mënyrën se si ndodhi humbja e kontrollit të automjetit. Tiger i ka thënë policisë se nuk e mban mend fare përplasjen, madje as makinën.

Policia ende nuk ka marrë gjak nga Woods për të bërë të tjera testime, pasi supozohej se në ato momente ai ka qenë i vetëdijshëm dhe i kthjellët. Kujtojmë që Tiger ka udhëtuar vetëm për 12 minuta përpara se të dilte nga rruga.

Në ditët në vijim pritet dhe zbardhja e plotë e ngjarjes, por rëndësi ka që ylli i golfit pësoi vetëm një thyerje të këmbës dhe asgjë më shumë. Pas disa javësh Tiger Woods do të jetë rikuperuar plotësisht.

Related posts

TËRMET TEK INTERI/ Nainggolan vazhdon të stërvitet i vetëm, ja kur pritet rikthimi…

Isa.Autor

TË REJA NË MERKATO/ Shumë klube në kërkim të “Demit” Lautaro, Barcelona në duel me…

Delo.autor

FORMULA 1/ Fernando Alonso: Gara e Montekarlos do të jetë e çmendur

Sadik.Autor

Leave a Comment