Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOL DHE SHQIPONJË/ Sulmuesi shqiptar nuk ndalet në kampionatin kroat, tund sërish rrjetën (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti, i cili është aktivizuar edhe me Shpresat, ka shënuar një gol mjaft të bukur në elitën e futbollit kroat në sfidën midis Istra-Sebenik duke kaluar miqtë në avantazh.

Një pasim i bukur nga Rak dhe Sahiti futet midis dy lojtarëve për të mposhtur më pas portierin me një goditje të bukur. Pas shënimit të golit, talenti festoi duke bërë me duar shqiponjën.

Ky është goli 7 sezonal për Sahitin i cili është në huazim nga skuadra e Hajdukut të Splitit. Ndeshja u mbyll me fitoren e Istras 3-2, pasi vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Related posts

MotoGP/ Dovizioso pretendent kryesor në Austin, por nuk ka besim

Sadik.Autor

TRAJNERI I RI I MILAN I PLOTËSON DËSHIRËN TIFOZËVE/ Piol gati të ulë në stol lojtarin e urryer për sfidën ndaj Romës…

Delo.autor

LIVE/ Ndërpritet ndeshja në Kamëz, portieri i Kukësit duhet të ndërrojë fanelën e zezë

Isa.Autor

Leave a Comment