Futboll Shqipëri Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË AVENTURË TË RE/ Telushi gati të bëhet shok skuadre me ish-lojtarin e Milanit, akordi duket shumë afër

Ish-lojtari i Milanit dhe kombëtares së Japonisë, Keisuke Honda është shumë afër kalimit te skuadra nga Azerbajxhani, Nefçi Baku.

Sipas raportimeve të fundit, palët janë në bisedime dhe në orët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka. Thuhet se Honda është gati të kalojë te Nefçi Baku deri në fund të sezonit, më pas do të diskutojnë përsëri për të ardhmen e lojtarit.

Te Nefçi Baku, Honda do bëhej shok skuadre me Bruno Telushin, i cili u bashkua me këtë skuadër në merkaton e verës, kur u largua nga Kukësi,, tek të cilët ishte transferuar në verë nga Partizani. Së fundmi 34-vjeçari ishte pjesë e Botafogo, me të cilët e mbylli marrëveshjen në janar dhe tani është në kërkim të një aventure të re.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 3-0

Delo.autor

ANALIZA/ Ka ende burime tensionesh. Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë

Delo.autor

SFIDAT ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Abrashi: Nuk i krahasoj trajnerët, e rëndësishme është…

Delo.autor

Leave a Comment