Formula 1 Të tjera

Hamilton: Më pret një sezon i vështirë, por jam gati për sfidën

Kohët e fundit, është përfolur shumë për një tërheqje të mundshme të Lewis Hamilton nga garat e Formula 1, duke qenë se britaniku ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën me Mercedes, e cila skadon në fund të këtij sezoni. Por duket se prezantimi i makinës së re dhe fakti që do të vazhdojë të duelojë për titullin kampion, ka karikuar pilotin britanik, që sot ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet. “Jam vetëm një vit më i vjetër, por sërish jam ende i ri. Mendoj se do të garoj edhe për shumë vite të tjera”, tha Hamilton.

Më tej, 4 herë kampioni i botës ka thënë fjalë të mira për makinën e re Mercedes, me të cilën do të nisë një tjetër sezon, në kërkim të një tjetër triumfi. “Skuadra ka punuar shumë dhe asnjë nga ka pushuar, por të gjithë janë impenjuar shumë. Kam parë nga afër punën e bërë dhe jam krenar për makinën e re. Do të nisë një tjetër sfidë për mua dhe unë jam gati për t’u përballur me këtë sfidë, për t’u përballur më të gjithë pilotët e tjerë. Ka për të qejnë një tjetër sezon fantastik për mua dhe Mercedes”, u shpreh Lewis Hamilton.

Related posts

F1 “BOTËRORI 2019″/ Revolucion që në garën e parë, ndryshon sistemi i pikëzimit

Delo.autor

KUPA E KOMBIT/ SHQIPTARI fiton trofeun “Muhamet Malo” në aeronautikë (FOTO)

Isa.Autor

Çiklizëm / Ky është shqiptari i vetëm që pedalon në “Giro d’Italia”

Sadik.Autor

Leave a Comment