Basketball Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Euroleague: Barcelona fiton sfidën me Real Madrid dhe kualifikohet në çerekfinale

Raundi i 29-të i Euroleague në baskteboll për meshkuj ka përcaktuar ekipin e parë çerekfinalist. Ai është Barcelona, që mposhti 81-76 Real Madrid në derbin spanjoll, duke konsoliduar vendin e parë. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, fituar me meritë nga katalanasit, që korrën suksesin e 21-të sezonal (Nikola Mirotic 24 pikë).

Jashtë fushe fiton sakuadra italiane e Armani Milano, që mundi në Rusi vendasit e CSKA Moskë me rezultatin 84-76. Një ndeshje që vuri përballë dy nga ekipet më të mira të Euroleague, por pas këtij sukesi italianët ngjitën në vendin e dytë, dukë lënë pas pikërisht moskovitët. Në ndeshjet e tjera, spikat fitoreja 89-62 e turqve të anadolu efes ndaj Zalgiris Kaunas.

Euroleague – Raundi i 29-të

CSKA Moskë – Armani Milano, 76-84

Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 81-63

Villeurbanne – Alba Berlin, 89-95

Crvena Zvezda – Khimki Moskë, 92-81

Real Madrid – Barcelona, 76-81

Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 89-62

Baskonia Gasteiz – Bayern Mynih, 78-71

Olympiacos – Zenit st.Perterburg, 75-61

Valencia Basket – Fenerbahce, 66-52

Related posts

LIVE/ Starton sfida Shrewsbury-Liverpool

Delo.autor

Vjen “shuplaka” e parë: Ne nuk duam të nënshkruajmë me Donnarumma

Sadik.Autor

PËRQAFIMET E TRAJNERIT NUK MUNGOJNË/ Klopp “zhduk” Shaqirin brenda xhupit, ja VIDEO që po “çmend” rrjetin

Delo.autor

Leave a Comment