Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Vettel: Nuk synoj të zë vendin e Hamilton tek Mercedes

Kontrata e Lewis Hamilton me Mercedes skadon në fund të këtij viti dhe hamendësimet se çfarë do të ndodhë me 7 herë kampionin e botës janë të shumta. Mediat gjermane deklarojnë se te makina Mercedes mund të vijë një pilot gjerman, 4 herë kampioni i botës, Sebastian Vettel.

Vettel do të garojë këtë sezon me Aston Martin, ku synon të qëndrojë gjatë.”Unë nuk e di se cilat janë planet e Hamilton. Di vetëm që ka firmosur për një vit. Por di gjithashtu se shtëpia ime është Aston Martin, ku po bëhet një punë e madhe. Ideja për të zënë vendin e Hamilton nuk më tundon aspak”, tha Vettel.

Gjithsesi, ideja që të formohet një dyshe gjermane, makinë dhe pilot, mund të ndryshojë situatën. “Nuk e di nëse pasaporta ime mund të luajë rol te Mercedes. Tek Aston Martin kemi një motor Mercedes dhe për mua do të jetë hera e parë që e provoj në pistë. Shpresoj që Mercedes të na ndihmojë në këtë drejtim”, tha Vettel.

Related posts

“ËSHTË BURIM FRYMËZIMI PËR TË GJITHË”/ Ylli i Francës i thur elozhe Ronaldo-s para sfidës ndaj Portugalisë

Delo.autor

“KA PATUR SHUMË ENTUZIAZËM PAS FIRMËS ME “ZIKALTËRIT”/ Flet Lukaku: Ja arsyeja përse zgjodha Inter

Delo.autor

GATI PËR OFERTËN/ Solskjaer identifikon lojtarin e parë që do të largojë nga Man United

Delo.autor

Leave a Comment