Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk po aktivizohet me Inter-in, skuadra e Serisë A “piketon” mbrojtësin “Zikaltër”…

Sezonin e ardhshëm Aleksandar Kolarov mund të luajë me fanellën e Bolonjës. Sipas informacioneve nga portali “calciomercato.com”, mbrojtësi 35-vjeçar, të cilit i skadon kontrata me Interin këtë qershor (një vit pas transferimit në Milano), është përfshirë në listën e dëshirave të trajnerit Sinisha Mihajloviç për të sistemuar korsinë e majtë me një element me eksperiencë.

Deri tani mbrojtësi me kombësi serbe ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën interiste që nga momenti që u vesh zikaltër, të ndara në shtatë prezenca në Serinë A, tri në Kupën e Italisë dhe një në Ligën e Kampioneve. Ka shërbyer për momentin vetëm një asist gjatë këtij kampionati.

Related posts

Bonucci gjithmonë e më LARG Milanit, Gattuso jep lajmin e HIDHUR për kuqezinjtë

Isa.Autor

Salah: E kam ëndërruar finalen e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

“SFIDA NDAJ MILAN DUHET TË LUHET ME…”/ Klubi i Crvena Zvezdës letër presidentit të Serbisë, ja çfarë kërkojnë…

Delo.autor

Leave a Comment