Bundesliga Futboll Sport

VIJON KRIZA E THELLË/ 11 ndeshje pa fitore, Schalke me një këmbë në Bundesliga 2

Vijon kriza e thellë për Schalke 04 në Bundesliga, me blutë mbretërorë që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luajnë në Bundesligën e dytë.

Schalke pësoi një tjetër humbje pasi u mposht lehtësisht në Veltins Arena nga Borussia Monchengladbach me rezultatin 0-3.

Lars Stindl zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të ndërkohë që në fraksionin e dytë miqtë realizuan edhe dy herë të tjera me Lainer dhe zviceranin Nico Elvedi, duke u rikthyer te fitorja pas 4 humbjesh radhazi dhe duke ringjallur shpresat për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Për Schalken ndërkohë kjo ishte humbja e 9-të në 11 takimet e fundit në të cilat ka marrë vetëm 2 pikë.

Related posts

E BUJSHME/ Kombëtarja i dërgon ftesë mesfushorit të Bundesliga, lojtari refuzon të përfaqësojë Shqipërinë

Delo.autor

STADIUMI I RI/ FSHF “zbarkon” në Kukës, merret vendimi për ndeshjen ndaj Tiranës

Delo.autor

A rrezikon Panuçi shkarkimin? Flet Duka: Trajneri duhet…

Sadik.Autor

Leave a Comment