Futboll Seria A Sport

DHA DORËHEQJEN NDAJ KLUBI PAS HUMBJES NDAJ MILAN/ Habit trajneri italian: Ndoshta karriera ime mbyllet…

Si një rrufe në qiell të hapur! E tillë ka qenë dorëheqja e papritur e trajnerit Çezare Prandeli, dy ditë pas humbjes me Milanin, 3-2 me përmbysje në Firence.

Me anë të një letre dhe pas vetëm 5 fitoresh në 21 ndeshje, strategu italian mbyll jo vetëm aventurën me Fiorentinën, por ndoshta edhe karrierën e tij: “Në këtë moment ndjej vetëm një hije që më pengon të jem ai çfarë unë dua të jem.

Ndaj, duke falënderuar klubin dhe tifozët e Fiorentinës mbyll këtu aventurën time. Ndoshta edhe karrierën time si trajner, nga e cila nuk kam asnjë peng”.

Related posts

“NUK HEZITOVA TA GJUAJA PENALLTINË PARA SHERRIT”/ Kallaku: Në Kupë duhet dhe fat

Delo.autor

KËRKON PËRFORICIME NË EKIP/ Barcelona me objektiv i dyfishtë për merkaton e janarit, ja emrat…

Delo.autor

(VIDEO) Befasi në ‘Etihad Stadium’, Bristol në avantazh ndaj Cityt

Q.Autor

Leave a Comment