Futboll Sport

EURO U-21/ Katër shqiptarë në fushë, Zvicra shtang Anglinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Zvicra U-21 shtangu Anglinë U-21 në Europianin e 21-vjeçarëve, duke e mposhtur me rezultatin 0-1. Ky takim u zhvillua në stadiumin e Koperit në Slloveni.

Në këtë përballje tek skuadra helvete u aktivizua plot 4 futbollistë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Tomën, Domgjonin dhe Zeqirin që e nisën ndeshjen si titullarë, si dhe Imerin, i cili u aktivizua në minutën e 66-të, duke asistuar në golin e shënuar nga Ndoje në minutën e 78-të.

Kjo ishte sfida e parë e Grupit D ku bëjnë pjesë Zvicra, Kroacia, Portugalia dhe Anglia. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për zvicerianët e drejtuar nga Lustrineli.

VIDEO

Related posts

MILAN-BENFICA/ Super Donnarumma, tregon pse vlen 60 milion euro (VIDEO)

Delo.autor

ÇËSHTJA “GRIEZMANN”/ Mori gjobën qesharake prej 300€, ja reagimi i Barcelonës

Delo.autor

AHMETAJ DREJTORI I RI I TIRANËS/ Zbulohen prapaskenat tek “bardheblutë”

Delo.autor

Leave a Comment