Futboll Sport

EDI REJA MERR LAJMIN E MIRË/ Ylli Rashford nuk ia del të rikuperohet. Do të mungojë ndaj Shqipërisë

Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt, ka marrë një lajm shumë të keq, pak para ndeshjes me San Marinon, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Një prej lojtarëve më të mirë të “Tre Luanëve”, do të mungojë për ndeshjet e ardhshme. Bëhet fjalë për Markus Rashford, i cili nuk ia ka arritur të jetë gati për ndeshjet e kombëtares, pasi prej kohësh vuan një dëmtim në këmbë.

Përveç ndeshjes së sotme, mediat angleze raportojnë gjithashtu se Rashford do të jetë jashtë edhe për ndeshjen e Anglisë me Shqipërinë, e cila do të luhet më 28 mars, në Tiranë në “Air Albania”.

Related posts

Dështak në portë, “skifter” me femrat, historia e portierit të Liverpool (FOTO)

Sadik.Autor

“ME SARRIN KEMI NDRYSHUAR SHUMË”/ Flet Ronaldo: Mosha për mua thjesht një numër…

Delo.autor

NUK PËRBALLON SJELLJET RACISTE/ Tërhiqet nga futbolli në moshën 28-vjeçare…

Delo.autor

Leave a Comment