Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Sainz gati për debutimin: Dua ta shijoj aventurën te Ferrari

Nisin sot në pistën e Sakhir provat e lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein të Formula 1. Te skuadra e Ferrarit do të debutojë këtë sezon spanjolli Carlos Sainz, i cili pret të bëjë një paraqitje të mirë me “kokëkuqen”.

“Ndoshta nuk jam gati aq sa Leclerc, që nis sezonin e tretë me Ferrarin, por kjo gjë nuk më tremb. Për mua të garoj ishte një shans i jashtëzakonshëm dhe do ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi që mu dha”, tha Sainz, që erdhi nga McLaren.

“Kam punuar shumë këto muaj për të qenë gati në pistë, duke u munduar të marr maksimumin nga makina edhe në testet që zhvilluam. Ndaj, dua ta shfrytëzoj dhe shijoj në maksimum aventurën te Ferrari, për të arritur në majën e botës”, tha Sainz.

Related posts

SKIATORJA SHQIPTARE BEFASON EUROPËN/ Laura Colturi e dyta në Kupën e Botës!

F.autor

E ardhmja drejt Anglisë, edhe Tottenham në garë për Elseid Hysajn

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ Baloteli hidhet si “i çmendur” në pishinë, ja gjendja e sulmuesit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment