Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“HEROI I HESHTUR MES NESH”/ Ja dedikimi i veçantë i Kombëtares për Arjan Salën para sfidës ndaj Anglisë (FOTO)

Futbollistët e Kombëtares kanë bërë një gjest tepër fisnik para sfidës ndaj Anglisë, teksa kanë veshur një fanellë me dedikim special për Arjan Salën, heroin që humbi jetën te “Casa Italia”.

33-vjeçari, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. Një gjest i madh është bërë nga Shqipëria përpara ndeshjes me Anglinë.

Lojtarët kuqezinjë kanë dalë në nxehmje duke veshur fanellën që ka dedikim të veçantë për Arjan Salën, heroin që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.

33-vjeçari mbeti mes flakëve te “Casa Italia”, ndërsa te Kombëtarja është nderuar me fjalët:

“Heroi i heshtur është mes nesh”. Ndërkohë në intervistën për “Supersport”, Hamdi Salihi ka treguar më tepër rreth kësaj zgjedhje:

“Ky ishte një rast që tregon më së miri vlerat e kombit tonë. Është ai momenti kur dikush thotë që: “Shiko, vetja ime nuk është asgjë para të tjerëve”.

Related posts

Liverpool nuk di të ndalet/ Man City me “5 yje”, Mourinho “ngec” ndaj bandës portugeze

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SUEDEZ/ Gol dhe asist, debutim ëndrrash për sulmuesin shqiptar me klubin e Ibras (VIDEO)

Delo.autor

CARDIFF-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Loftus-Cheek

Delo.autor

Leave a Comment