Bundesliga Futboll Sport

NIS TË MENDOJË PËR JETËN PËRTEJ FUTBOLLIT/ Portieri Neuer i futet biznesit, “shet” maska në skuadër

Manuel Nojer është duke hedhur hapat e parë drejt… biznesit. Portieri 35-vjeçar i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane është bërë pjesë e kompanisë së shokut të tij dhe e ka ndihmuar atë që të shesë disa maska. Bëhet fjalë për Bjorn Borgman, i cili ka qenë “bodyguard”-i skuadrës së Shalkes, por edhe në kombëtaren gjermane.

Nojer dhe Borgman kanë raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe një miqësi që zgjat prej vitesh. Për këtë arsye, portieri e ka ndihmuar atë, por është bërë edhe pjesë e kompanisë së tij. Trajneri Hansi Flik dhe disa futbollistë të Bajernit përdorin vetëm maskat e sugjeruara nga Nojeri.

Bëhet fjalë për një maskë që ka siguri maksimale mbrojtjeje, edhe pse nuk është shumë e shtrenjtë. Një kuti me maska është afro 15 euro dhe një prej tyre kushton 75 cent. Nojer ka nisur të mendojë edhe për jetën përtej futbollit.

Related posts

Futbollistët më të ndjekurit në Instagram janë gjithashtu… më të mirët?

Isa.Autor

“DUHET TË HYJMË NË FUSHË PËR FITORE”/ Flet “bomberi” Cikalleshi: Sot vetëm FITORE. Kur fola me trajnerin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Pas testeve mjekësore, Atletico Madrid prezanton futbollistin brazilian. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

Leave a Comment