Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus në kërkim të një sulmuesi, piketon yllin e Napolit…

Juventus rikthen interesin për një objektiv të vjetër në merkato. Sipas “L’Equipe”, bardhezinjtë kërkojnë të firmosin në verë me Arkadiuzs Milik. Sulmuesi momentalisht është pjesë e Marseille, klub ku është huazuar nga Napoli, që zotëron kartonin e tij.

Në fund të sezonit, sulmuesi polak do të rikthehet në Itali, por jo më në Napoli me sa duket, por në Torino. Këtë herë, interesi i Juventusit është më konkret sipas prestigjiozes franceze dhe marrëveshja mund të mbyllet.

Napoli dëshiron ta shesë Milik dhe gjuha e përbashkët me Juventus mund të gjendet rreth shifrës 25-30 milionë euro. Që nga janari, Milik ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje me fanellën e Marseille në Ligue 1.

Related posts

“KAM REFUZUAR NJË OFERTË TË ÇMENDUR NGA INTERI PËR MESIN”/ Laporta jep deklaratën e bujshme gjatë garës si president i Barcelonës

Delo.autor

Presidenti i Napolit sulmon gazetarët, acarohet kur pyetet për merkaton

Q.Autor

GRIEZMANN NË PSG? Diego Simeone shuan kureshtjen: I uroj suksese me… Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment