Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME NË SERIE A/ Portieri Reina pëson golin e javës, shikoni “MAGJINË e realizuar nga Sopecia (VIDEO)

Lacio mori një fitore shumë të vuajtur ditën e sotme ndaj Specias, teksa kur ndeshje po shkonte drejt përfundimit dhe ishte gozhduar në shifrat 1-1, Kaisedo ia doli të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë fitoren skuadrës së Inzagit.

Megjithatë përveç fitores së Lacios, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë goli i shënuar nga Sopecia, me anë të Verde. Ky i fundit pasi merr një krosim perfekt nga Giasi, kthehet dhe gjuan me roveshatë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Reina. Ky i fundit u hodh, duke parë se topi ishte në krahun e tij, por nuk ia doli ta ndalë dot topin.

Kujtojmë se në këtë ndeshje, për Lacion në stol ishte portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili këtë sezon po has vështirësi të mëdha, pasi trajneri Inzagi preferon Reinën para tij titullar.

 

Related posts

STRAKOSHA “TRADHTON” IGLI TAREN/ Gardiani kuqezi e mbyll me Lazio-n, “fluturon” drejt Anglisë

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Atalanta në “San Siro”. Rezultati 2-2

Delo.autor

“TËRMET 7 BALLË” NË BUNDESLIGA/ Bayern luan tenis me Bochum, Lewandowski shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment