Futboll La Liga Sport

“NUK DOJA TË SHKOJA TEK BARCELONA SEPSE…”/ Habit mbrojtësi Mathieu: Hartova një kontratë false

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, ditën e sotme dha një deklaratë të çuditshme mbi transferimin e tij tek katalanasit, teksa nuk ngurron të pohoje se ishte një transferim pa dëshirën e tij.

Francezi u bashkua me Barcelonën në vitin 2014 pas 5 sezoneve me Valencian, teksa shprehet se nuk donte të transferoj tek blaugranasit sepse nuk donte të ‘’lustronte stolin’’.

“Unë nuk doja të shkoja tek Barcelona, Kur ata më afruan mua unë isha kapiten i Valencias, po shijoja jetën time atje dhe po pyeta veten ‘’A do të ngroh stolin tek Barcelona?’’. Kur mora kontratën që ata më ofruan, unë hartova një kontratë të re, në të cilën kishte një pagë me vlerë të përafërt midis asaj që kisha në atë kohë dhe asaj që Barcelona më ofroi.

Unë ia tregova këtë kontratë të rreme drejtorit sportiv të Valencias, Rufete, duke i thënë: Nëse më jep kaq para, unë do të qëndroj. Ai u përgjigj:” Nuk do të jetë problem “, por presidenti Amadeo Salvo refuzoi. Nuk mund ta besoja. E grisa letrën dhe u thashë se do të largohem’’, u shpreh mbrojtësi 37 vjeçar.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ BURTON/ Guardiola: Doja që Vincent Kompany të qëndronte, por fiziku është…

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Mourinjo shpërthen: Pse PAGUANI për të parë këto NDESHJE KOTI

Sadik.Autor

RIKTHIMI NË “OLD TRAFFORD”/ Ronaldo thyen rekordin e shitjes së fanellave tek Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment