Formula 1 Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Garat e Kanadasë dhe Brazilit në dyshim, Formula 1 bëhet gati për “planin B”

Liberty Media nuk dëshiron të heqë dorë nga plani i saj për të organizuar 23 gara këtë sezon të Formula 1. Orët e fundit qarkullon lajmi se garat e Kanadasë dhe Brazilit, respektivisht më 13 qershor dhe 7 nëntor, janë në dilemë për shkak të pandemisë Covid-19.

Në Kanada është ende në fuqi ligji, që çdo i huaj duhet të qëndrojë 2 javë në karantinë, ashtu sikurse në Australi, çka solli shtyrjen e kësaj gare për në nëntor. Për pasojë, gara e Kanadasë mund të zëvendësohet me garën e Turqisë, me pistën e Stambollit.

Ndërsa në Brazil situata nuk është aspak e mirë prej pandemisë, me mijëra të infektuar çdo ditë. Kjo garë, në rast se situata deri në nëntor nuk përmirësohet, mund të zëvendësohet me garën e Gjermanisë (pista e Nurburgring ose Hockenheim).

Pra, “plani B” duket se do të vihet shumë shpejt në veprim nga Formula 1. Duket qartë se vështirësitë më të mëdha janë udhëtimet e largëta, ato jashtë Europës. Ndaj, disa pista në Europë po lajmërohen për të qenë gati në rast nevoje.

Related posts

“EL CLASICO”/ Barazimi dy dekadash, ja fituesit dhe humbësit

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Grezda largohet nga grumbullimi, Reja thërret një tjetër lojtar

Delo.autor

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Mbyllen pjesët e para, ekipet udhëtuese bëjnë “ligjin”

Isa.Autor

Leave a Comment