Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan mendon për sezonin e ri, monitoron 2 futbollistë në merkato. Ja emrat…

Luhatjet në lidhje me rinovimin të Hakan Çalhanoglusë po shtyjnë Milanin të studiojë alternativat në rast se dështon akordi me turkun. Për 4-2-3-1-shin e Milanit, Josip Iliçiç thuhet se mund të jetë profili i duhur për rolin e qendrës në treshen pas shpinës së Ibrahimoviçit.

Problemi moshë (33 vjeç) dhe vlera e kartonit bëjnë kuqezinjtë të hezitojnë për momentin, por slloveni thuhet se do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e rreptë të drejtorit Paolo Maldini. Diskutim krejt i ndryshëm për Dushan Vlahoviçin.

Serbi vlerësohet 40 milionë euro nga Fiorentina. Kostoja është disi e lartë, por vlerat dhe mosha e tij i japin përparësi perspektivës me Milanin që kërkon një zëvendësues për Ibrahimoviçin.

Për këtë rol u afrua Manxukiçi, por kroati vështirë se do të sigurojë rinovimin e kontratës në rast se nuk dëshmon diçka të rëndësishme në këto nëntë javë të fundit që na ndajnë nga mbyllja e sezonit për Serinë A. Në favor të Vlahoviçit është edhe rroga pasi do të mjaftonin 1.5 milionë euro në sezon për ta bindur. Ndaj problem për kuqezinjtë mbetet vetëm kërkesa e Fiorentinës.

Related posts

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Braktis shokun e DËMTUAR, VETËM për të… (VIDEO)

Isa.Autor

TRITOLI NË BANESËN E PRESIDENTIT DUKA/ UEFA: Së shpejti udhëtojmë drejt Shqipërisë

Delo.autor

Roma shfaq interes për mbrojtësin brazilian të Atletico Mineiros

Sadik.Autor

Leave a Comment