Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mick Schumacher zbulon objektivin: Në provat zyrtare, brenda “top-15”

Ky vit i parë në Formula 1 nuk ka për të qenë i lehtë për Mick Schumacher, që debuton me makinën amerikane Haas. Piloti i ri gjerman arriti ta përfundojë garën e parë sezonale edhe pse i fundit.

Pavarësisht kësaj, Mick shprehet se në garat që do të vijnë situata për të do të jetë më e mirë, duke fituar më shumë besim te vetja dhe do ta njohë më mirë makinën e tij. Ndaj, ai ka objektiva të qarta.

“Edhe pse kemi ende një distancë të madhe për të rikuperuar më rivalët mendoj se jemi në një pozicion të mirë me parashikimet. Unë jam i kënaqur nga paraqitja e provave zyrtare dhe kam një objektiv”, tha Mick Schumacher.

“Synoj që me kalimin e kohës të renditem brenda 15 pilotëve më të mirë në provat zyrtare. Ky është një objektiv konkret, i arritshëm, që mund të na ndihmojë më pas edhe në garë. Po punojmë fort për këtë objektiv”, tha Mick Schumacher.

Related posts

Ronaldo-Juventus/ Zbuloni shtatë sfidat e portugezit me fanellën “bardhezi”

Isa.Autor

PËSOI SULM NË ZEMËR/ Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare ish-futbollisti i Kastriotit…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Dy gafa në 1 minutë, Salzburgu i dhuron “Të Kuqve” kualifikimin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment