Basketball Sport Të tjera

NBA/ Lajme të mira për Lakers nga infermieria, Davis dhe LeBron gati për rikthimin

Lakers korrën dy ditë më parë një fitore fantastike në fushën e Brooklyn, skuadrës kryesuese në Konferencën e Lindjes. Gjithsesi, lajmet më të mira për ekipin kalifornian vijnë nga infermieria, ku ndodhen yjet e kësaj skuadre.

Sipas mediave amerikane, Anthony Davis pritet të rikthehet në fushë psa dy javësh, duke qenë gati për fundin e sezonit të rregullt. Lajm ky që konfirmohet edhe nga stafi mjekësor i Lakers, pas kontrollit të fundit mjekësor që iu bë lojtarit.

Ndërsa LeBron James pritet të rikthehet në fushë pas 3 javësh. Kjo do të thotë që skuadra pritet të kompletohet me të gjithë lojtarët e saj titullarë brenda prillit.

Mungesa e këtyre dy lojtarëve apo edhe Andre Drummond, bëri që skuadra kaliforniane të kalojë një moment jo të mirë në kampionat, duke zbritur në vendin e pestë në renditje.

Related posts

“E ADHUROJ SULMUESIN MORATA SEPSE E MERITON”/ Presidenti i Juventus: Nëse do të duan ta blejnë, duhet ta…

Delo.autor

ZYRTARE/ LEGJENDA E REALIT emërohet zëvendëstrajner i SALAH dhe Egjiptit

Isa.Autor

“E MBAJ NË SHTËPINË TIME”/ Ramos fton Messin: Do na ndihmonte të fitonim trofe…

Delo.autor

Leave a Comment