Futboll Sport

“MË GËNJYEN DUKE MË THËNË SE…”/ Dani Alves zbulon arsyen e largimit nga Juventus (FOTO)

Dani Alvesh luajti gjatë sezonit te 2016-2017, te Juventusi, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera, por në fund të sezonit vendosi të largohej, duke i surprizuar të gjithë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, braziliani ka zbuluar edhe arsyen e largimit nga kampionët e Italisë. 37-vjeçari ka zbuluar se kur u transferua te Juventusi i kishin premtuar se do të ndryshonin mënyrën e të luajturit, por nuk ndodhi kështu.

“Më thanë se dëshironin të ndryshonin mënyrën dhe stilin e lojës në futboll, por kjo nuk ndodhi. Kjo ishte arsyeja e largimit”, shkruan Alvesh në profilin e tij.

Tashmë mbrojtësi i djathtë vazhdon karrierën në Brazil, ku është pjesë e skuadrës së Sao Paulo.

Related posts

Guardiola: Mbase do të shpenzojmë 1 miliard € në merkato

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ KOMBËTARES PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Souza: Shqipëria ishte një rival shumë i fortë

Delo.autor

“GABOI RËNDË ME FJALËT, E SHIKOJ GJITHMONË FOTON E TIJ”/ Spanjollët kundër Van der Vart: Do ta diskretitojmë…

Delo.autor

Leave a Comment