Futboll Sport

UEFA MERR VENDIMIN/ Ofendoi kundërshtarin me tone raciste, dënohet me 10 ndeshje skualifikim mesfushori…

UEFA ka pezulluar me 10 ndeshje futbollistin çek të Slavia Pragës, Ondrej Kudela, pasi u vërtetua se ka përdorur tone racizmi në dëm të lojtarit të Rejnxhërsit, Glen Kamara.

Episodi ndodhi muajin e kaluar në sfidën për 1/16 e Ligës së Europës në ndeshjes midis Slavia Pragës-Rejnxhërs, ku qendërmbrojtësi çek u përfshi në një konflikt të madh me kundërshtarin e tij, Kamara, gjë e cila solli dhe përleshje fizike të dy futbollistëve në tunelin e stadiumit.

Vendimi i UEFA-s është marrë ditën e sotme, dhe kështu mbrojtësi 34 vjeçar do të humbasë dhe ndeshjet me Çekinë në Kampionatin Europian, pasi vendimi vlen për të gjitha kompeticionet. Ndërkohë UEFA ka dënuar me tre ndeshje pezullim dhe Kamaran, pasi ky i fundit e sulmoi Kudelan në tunelin e dhomave të zhveshjes duke nisur një përleshje fizike.

Racizmi është bërë një problem i theksuar në futboll, me UEFA-n e cila herë pas herë përpiqet të marrë masa për të ndaluar këtë fenomen të ulët.

Related posts

Skënderbeu “shumëfishon” të ardhurat, ja plani për transferimin e lojtarit kryesor

Isa.Autor

FOTO/ Qeshni me lot! Skedina e ‘dëshpërimit, kur do të fitosh me ‘dhunë’

Q.Autor

PAS DËMTIMIT NË KAVILJE/ Broja rishfaqet në stërvitje me Southampton, asnjë problem për sulmuesin “kuqezi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment