Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Sadiku shkëlqen me Bolivarin, shikoni golin që nisi nga këmbët e sulmuesit shqiptar (VIDEO)

Skudara e Bolivarit ku luan sulmuesi shqiptar Armando Sadiku arriti të mposhtë 2-1 argjentinasit e Arsenal Sarandit, ndeshje kjo e vlefshme për kupën e Amerikës Jugore.

Sadiku luajti përgjatë 90 minuta dhe zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë duke arritur të bëhet dhe protagonist tek goli i parë i ekipit të tij.
Në minutën e 42 të takmit, Sadiku mori një pasim në zonën kundërshtare dhe tërhoqi bukur mbrojtësin kundërshtarë për t’i dhënë mundësi shokut të tij të skuadrës Bejarano të depërtoje në zonë, më këtë të fundit që asistoi për Fernandez i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

Një aksion model ky që nisi nga këmbët e sulmuesit elbasanas, i cili po jep paraqitje mjaft të mira me ekipin tij të ri, pavarësisht se nuk ka mundur të gjejë dot rrjetën e golit ende.

Related posts

REALIZOI 4 GOLA NË 32 MINUTA/ Ja përgjigja epike e talentit Haaland pas fitores ndaj Hertha Berlin…

Delo.autor

SFIDA NDAJ GJERMANISË/ Rashford: Ne jemi të bekuar që jemi pjesë e kësaj historie, fokusi ynë kryesor…

Delo.autor

SEZON PËR TU HARRUAR/ Mesfushori Memushaj do të kryejë ndërhyrje kirurgjikale në gju, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment