Futboll Sport

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Shumë shpejt dokumentari me të gjithë të vërtetën, ja detajet…

Pas pothuajse pesë muajsh, vdekja e Diego Armando Maradona ka lënë akoma shumë pyetje pa përgjigje. Hetimet kanë ngritur shumë dyshime. Flitet për gabime nga ana e mjekëve, madje edhe për paaftësi.

Në Argjentinë, janë të sigurt se mund të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur nëpërmjet një dokumentari.

Për këtë është e sigurt prestigjiozja Ole, që ka shpjeguar se shumë shpejt do të publikohet një dokumentar me titullin “E vërteta mbi vdekjen e Diego Maradona-s”, që do të kërkojë të japë një shpjegim në lidhje me shkaqet që kanë çuar te vdekja e Diego-s në vetmi.

Nga sa mendohet, dokumentari do të ketë dëshmi ekskluizve në lidhje me orët e fundit të Maradona-s. Në fakt, duket se do të dalin në dritë bisedat e mjekëve që kanë ndjekur Maradona-n para vdekjes së tij.

Sipas lajmeve që vijnë nga Argjentina, do të ekspozohen dëshmitë e shumë personazheve me role shumë të rëndësishme në këtë çështje.

Related posts

Refuzoi rinovimin/ Flamurtari “në sulm” për mbrojtësin më të mirë të Superiores

Isa.Autor

TENSIONE TEK ARSENAL/ Dy shokë ekipi kapen keq mes tyre dhe njëri gjakoset (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Slavia Sofia në “Air Albania”. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment