Futboll Gossip Sport

LAJM I ËMBËL/ Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë. Ja emri që zgjodhën për të voglën e tyre…

Më 15 janar të këtij viti, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, dha lajmin e bukur se familja e tij po zgjerohej.

Ai publikoi në rrjete sociale një foto familjare, në të cilën dukej barku i rrumbullakosur i Leonitës, bashkëshortes së tij, ndërkohë që vajza e çiftit, Ayana, e puthte.

Ditën e sotme, futbollisti është bërë baba për herë të dytë!

Graniti ndau një imazh bardh e zi, në të cilin shihej me të voglën në krahë dhe shumë i emocionuar.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24.04.2021”, shkroi Xhaka krahas postimit të bukur.

Graniti dhe Leonita u fejuan në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Related posts

Nisin takimet e Grupit G, Anglia e Belgjika “luftë” për vendin e parë

Sadik.Autor

AKSIDENT TRAGJIK/ U përplasën me derrat e egër, ndërron jetë ish-futbollisti i Milanit

Delo.autor

NUK PO LUAN TITULLAR/ Ish-portieri i Inter: Buffon duhet të ishte tërhequr, sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment