Futboll Seria A Sport

ZBULON LISTËN E BUJSHME/ Handanovic zgjedh 5 më të mirët në historinë e Inter-it dhe dy legjendat që e kanë frymëzuar

Portieri i Inter-it, Samir Handanovic, ka folur në prag të sfidës së kampionatit kundër Verona-s, e vlefshme për javën e 33-të të Serisë A.

Numri një i zikaltërve ka zbuluar pesëshen e tij më të mirë të historisë së Inter-it të gjitha kohërave dhe ka folur edhe për ata që e kanë frymëzuar më shumë duke e shtyrë të bëhet portier:

“Pesëshja ime më e mirë e të gjitha kohërave? Julio Cesar sepse kishte aftësi reaguese mbresëlënëse. Walter Samuel, një mur. Maicon ishte i jashtëzakonshëm. Fenomeni, një kampion unik. Diego Milito, i aftë të shënojë gol në çdo mënyrë dhe bënte lëvizje të jashtëzakonshme pa top”, ka thënë Handanovic.

Në lidhje me portierët që e kanë frymëzuar: “Zgjedhja për t’u bërë portier? Jam frymëzuar nga Peter Schmeichel, ishte shumë përpara për sa i takonte interpretimit të rolit të tij. Më pas, duke u rritur, nga Buffon”.

Related posts

“MARTESË” E LUMTUR/ Laporta i ofroi kontratë të re, reagon Xavi

F.autor

“PRES ME PADURIM TË MBAJË KËTË NUMËR”/ Gnabry vendos të ndryshojë dhe merr “bekimin” në rrjetet sociale

Delo.autor

Mourinho bën kopracin: Nuk do të bëjmë merkato të çmendur

Sadik.Autor

Leave a Comment