Futboll Sport

E ZBULON MEDIA SPANJOLLE/ Futbollisti i Realit largohet drejt Milanit nëse nuk rinovon

Luka Vaskuez me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi këtë merkato verore teksa destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë një aventurë në Itali tek skuadra e Milanit.

Me kontratën që i skadon këtë verë, anësori 29 vjeçar nuk po gjen gjuhën e përbashkët të rinovimit me madrilenët pasi pretendimet ekonomik të spanjollit qëndrojnë sipër asaj që ofron Real Madrid në kontratën e re.

Gazeta spanjolle “AS” zbuloi se nga e gjithë kjo situatë do të përfitonte Milani e cila ka disa kohë që e kërkon anësorin e Realit. Sipas mediave spanjolle, Vaskez ka refuzuar dhe Atletiko Madridin për të filluar një aventurë të re tek Milani, por mbetet për tu parë deri në fund situata e 29 vjeçarit pasi rroga e tij momentale është 3.5 milion euro.

Related posts

INTERI I RINOVOI KONTRATËN/ Asllani: Krenari të jem këtu, këtë sezon luftojmë për çdo trofe

F.autor

JAVË SPECIALE DHE E VEÇANTË PËR ISH-LOJTARIN “ZIKALTËR”/ Stankovic: Derbi i Milanos? Inter është padrone e fatit të saj, por…

Delo.autor

“FINAL 4″/ FSHF përcakton datat për gjysmëfinalet dhe finalet

F.autor

Leave a Comment