Futboll Seria A Sport

“DO TË MBLIDHEMI TË…”/ Spikeri hiqet si presidenti i Sampdorias, Marotta mashtrohet për blerjen e Galjardinit

Xhuzepe Marota ka qenë viktimë e një shakaje të kryer nga radio “105” në Itali. Spikeri i saj, vendosi që të hiqej sikur ishte Masimo Ferrero, presidenti i Sampdorias, e cila është edhe rivalja e ardhshme e zikaltërve në kampionat.

Gjatë bisedimeve, Ferrero i rremë arriti t’i nxjerrë disa sekrete administratorit të deleguar zikaltër, siç ishte për shembull mbledhja e bordit drejtues dhe atij teknik të Interit:

“Do të mblidhemi të gjithë ditën e mërkurë për të vendosur për të ardhmen e klubit”, zbulonte Marota. Për më tepër, spikeri që di ta imitojë në mënyrë të përkryer Ferreron i kërkoi Marotës blerjen e mundshme të mesfushorit zikaltër, Roberto Galjardini: “Për Galjan flasim në telefon sërish të mërkurën”, deklaronte sërish Marota.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Godet klubi italian, “Hazard-i i ri” drejt transferimit në Serinë A

Delo.autor

CHAMPIONS/ Liverpool mposht me “MANITA” Atalanta-n dhe blindon kreun

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SPAL/ Spalletti: Icardi? Ne kemi një objektiv të përbashkët që…

Delo.autor

Leave a Comment