Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Tifozë me short, Spanja hap dyert për 1000 spektatorë

Ditën e diel, në pistën e Montmelo, do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Organizatorët e kësaj gare kanë vendosur të hapin dyert dhe të lejojnë 1000 tifozë.

Të gjithë spektatorët do të jenë punonjës të pistës, që do të kenë mundësi të ndjekin nga afërt garën. Ata do të sistemohen të gjithë në tribunën kryesore, duke respektuar masat anti-Covid (distancim social).

Nga 9 maji, Spanja do të lehtësojë masat anti-Covid, ndaj dhe u mor ky vendim. 1000 tifozët, që janë punonjës të pistës, do të zgjidhen me short nga një noter. Publiku do të mbajë maska, nuk do të lejohet ushqimi, duhani dhe pijet.

Related posts

MILAN MBYLL ÇËSHTJEN E TITULLIT! I 3-ti gol mban firmën e Kessie

F.autor

E NGATËRRUAN SI PERSON TË BOTËS SË KRIMIT/ Policia italiane i thur elozhe lojtarit të Milanit: U soll si qytetar model! Mund edhe të…

F.autor

Barcelona lë të lirë kampionin e botës, gati transferimi te PSG

Sadik.Autor

Leave a Comment