Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Igli Tare tenton goditjen e madhe, pranë transferimit sulmuesi i Manchester United…

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare po kërkon të bëjë një goditje të madhe në merkato duke provuar të afrojë sulmuesin e “Djajve të kuq” Juan Mata.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta “Tempo”, e cila ndër të tjera shtoi se pengesë për momentin mbetet vetëm paga e lartë e spanjollit, i cili aktualisht fiton 8 milion euro në sezon me Junajtidin, por mund të gjendet një marrëveshje me një përgjysmim page për dy vjet me opsion rinovimi për një vit tjetër.

Mata do të ishte goditje për Lacion pasi do të vinte në Romë me parametra zero. Vitin e kaluar, Tare provoi një operacion të ngjashëm me spanjollin David Silva, por ky i fundit refuzoi duke shkuar kaluat tek spanjollët e Real Sociedadit.

Related posts

EDHE HAKIMI SHPËRTHEU VONË/ Holandezi Dumfris: Krenar që jam te Interi

Delo.autor

HUMB TORUAN LEGJENDA ARGJENTINASE/ Sherr me tifozët pas ndeshjes… (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Valencia-Real Madrid. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment