Futboll

Talenti i Milanit bën zgjedhjen e vështirë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sulmuesi i Milanit, Ismet Sinani, ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Kosovës U-19 përpara Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet nga KTV, ku thuhet se lojtarit i është bërë ftesa nga Kombëtarja e Kosovës dhe ka pranuar, duke bërë kështu që ai të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë U-19.

Disa muaj më parë trajneri Erion Bogdani nuk e grumbulloi lojtarin duke u shprehur se lënia jashtë e tij ishte vetëm një zgjedhje teknike.

Por ndoshta kjo mund të ketë qenë një nga arsyet pse Sinani është larguar nga Kombëtarja jonë për të shkuar tek Kombëtarja e Kosovës.

Ismet Sinani vazhdon të jetë pjesë e akademisë së Milanit që nga viti 2013.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Befasohet Barcelona, gati oferta e “çmendur” për “Demin” Lautaro

Delo.autor

MOTIVON EKIPIN PARA “EL CLASICOS”/ Solari: Do ketë spektakël, Real Madridi nuk ka frikë…

Delo.autor

SCHALKE-MANCHESTER CITY/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Aguero

Delo.autor

Leave a Comment