Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Mourinho zgjedh portierin e ri, Roma futet në garë për objektivin e madh të Milan-it…

Zhoze Murinjo nuk ka filluar punë ende si teknik i Romës, por në mendjen e tij planet për të ardhmen me verdhekuqtë janë të mëdha.

Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, Murinjo ka zgjedhur portierin e ri për ekipin e tij dhe ai është Mike Maignan, gardiani francez i Lilës.

Maignan është një objektiv i vjetër i Milanit, e cila po pret Donarumën të vendosë të ardhmen e tij, por drejtori i sportiv i verdhekuqve Tiago Pinto ka nisur negociatat me klubin francez me kërkesë të Murinjos.

27 vjeçari u thirr i portier i tretë i kombëtares franceze nga trajneri Didier Deshmap, por të gjithë e shohin si pasardhësin e portës së “gjelave”, gardianin e Lilës e cila është vetëm një ndeshje larg shpalljes kampion në Francë duke mundur konkurrencën e PSG-së.

Nuk dihet se çdo të ndodhë me të ardhmen e Maignan, por ambiciet e Murinjos me kryeqytetasit janë të mëdha.

Related posts

KËRKOHET NGA DISA KLUBE TË MËDHA/ Aubameyang zbulon të ardhmen me një… “shkelje syri”

Delo.autor

GRAND PRIX “BUDAPEST 2019″/ Nora Gjakova mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Delo.autor

PANIK PËR BROJAN! Sulmuesi shqiptar goditet me bërryl në fytyrë

F.autor

Leave a Comment