Futboll La Liga Sport

PUBLIKOHET TOP-11/ Tifozët injorojnë Messi-n, zgjedhin më të mirin dhe më të keqin e La Liga-s

Prestigjiozja Marca u ka kërkuar tifozëve të zgjedhin lojtarin më të mirë, formacionin më të mirë, zbulimin dhe trajnerin më të mirë të sezonit, por edhe blerjen më të keqe të vitit.

Për sa i takon lojtarit më të mirë, tifozët kanë zgjedhur Karim Benzema para Leo Messi-t dhe Marcos Llorente.

Zbulimi ka qenë Pedri, ndërsa Luis Suarez ka qenë blerja më e goditur.

Blerja më e keqe është konsideruar Miralem Pjanic, i transferuar nga Juventus te Barcelona.

Trajneri i viti është zgjedhur Diego Simeone.

Ky është formacioni i vitit:

Oblak; Pau Torres, Savic, Kounde; Llorente, Modric, Pedri, Carrasco; Gerard Moreno, Benzema, Suarez.

Bie në sy mungesa e Lionel Messi, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit me 30 gola në sezonin e sapo mbyllur, shtatë më shumë se Benzema.

Related posts

Isli Hidi: Pozitive të përmbysësh ndaj ekipit më të mirë, kockë e fortë për të gjithë

Isa.Autor

TIRANA VAZHDON TË JETË E “DEHUR” NGA TITULLI/ Laçi mposht “Bardheblutë” dhe blindon vendin e 3-të

Delo.autor

Juventus ofroi 50 milion euro për të, lojtari: Adhuroja Milanin e Shevës

Q.Autor

Leave a Comment