Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DY SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, ja të rejat nga kampi kuqezi…

Kombëtarja ka nisur përgatitjet për 2 sfidat miqësore që do të zhvillohen në muajin qershor. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore.

Futbollistët, të cilët kanë mbërritur tashmë në grumbullim zhvilluan disa ushtrime fizike dhe më pas edhe një lojë brenda grupit.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Reja nuk është ende i plotë, teksa sonte pritet të mbërrijnë Keidi Bare, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj dhe Armando Broja.

Më herët grupit i është bashkuar edhe mbrojtësi i Tiranës, Erion Hoxhallari, ndërsa është larguar nga grumbullimi portieri Etrit Berisha, për shkak të problemeve fizike, pas konsultave me stafin mjekësor.

Related posts

LËVIZJET E BUJSHME/ Mourinho tek Real, Conte në Manchester

F.autor

Humbën në kampionat, por Ilir Daja nuk neglizhon

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË PREMIER/ Norwich mposht kampionët me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment