Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Do të vijë bashkë me trajnerin, skuadra e Serisë A vihet pas Nedim Bajramit

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku “Sport Mediaset” shkruan se Lacio mund të blejë kartonin e Nedim Bajramit për shumën e 12 milionë eurove.

Me largimin e Inzagit, Lacio është vënë pas një trajneri teksa nuk po ja arrijnë dot të bindin Mauricio Sarrin, pasi ky i fundit është ende në kontratë me Juventusin. Bardhekaltrit i janë vënë pas trajnerit të Empolit, Alesio Dionisi, të cilit i skadon kontrata verën tjetër. Dionisi bëri mjaft mirë këtë sezon me toskanët duke i ngjitur në Serinë A.

Por nuk mbaron këtu sepse Lacio po tenton goditjen  e dyfishtë, teksa një afrim i mundshëm i Dionisit do të sillte në Romë dhe mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami, i cili ruan raporte mjaft të mira me trajnerin italian. Ky do të ishte një hap shumë i madh në karrierë për Bajrmin i cili po pret debutimin me Kombëtaren kuqezi.

Related posts

JANARI I ”MALLKUAR”/ Interi duhet të thyejë tabunë pas pauzës

Delo.autor

Pas 11 vitesh, italianëve mund t’u ndodhë e papritura në shortin e Champions-it (FOTO)

Q.Autor

NUK HARRON KURRË KLASIN/ Shikoni si Xavi jep asist “MAGJIK” nga një distancë 50 metra (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment