Sport Të tjera

“GRAND SLAM”/ Veteranët Federer e Serena Williams debutojnë me fitore në Paris

Janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të parë të grand slam të Roland Garros. Në fushë kanë zbritur disa nga tenistët big, që nuk kanë zhgënjyer.

Roger Federer fitoi 3-0 (6-2, 6-4, 6-3) ndaj uzbekut Denis Istomin. Ndeshje e mirë e zviceranit, që tregoi një formë të mirë në këtë debutim. Në raundin e dytë avancojnë edhe amerikani John Isner, italiani Jannik Sinner e kroati Marin Cilic.

Te femrat, spikat fitorja e Serena Williams, që mposhti 2-0 (7-6, 6-2) rumunen Irina Camelia Begu. Fiton edhe kampionia në fuqi e këitj turneu, polakja Iga Swiatek, që mundi po 2-0 (6-0, 7-5) Kaja Juvan.

Related posts

ARRIHET AKORDI ME MILOT RASHICËN/ Ja skuadra e ardhshme e sulmuesit të Kosovës

Delo.autor

NBA/ Holiday udhëheq New Orleansin, Minnesotta kalon edhe Dallasin

Q.Autor

PSG NXJERR NË SHITJE YJET/ “Fshin” Mbappe, Neymar e Verratti. Në Paris është dita e Dembele, prezantohet francezi

F.autor

Leave a Comment