Shqipëri Sport Të tjera

LIGA E DIAMANTIT 2021/ Luiza Gega renditet e teta në pistën e Doha

Atletja Luiza Gega është klasifikuar në vendin e tetë në garën e 3000 metrave me pengesa, zhvilluar në Doha, në etapën e parë të Ligës së Diamantit 2021.

Në këtë garë morën pjesë 14 atlete dhe Gega, në përfundim të saj, dha kohën 9’34”20, duke u klasifikuar e teta.

Kjo nuk është koha më e mirë e atletes kuqezi, që ka si rekord 9’19”93 në këtë disiplinë. Gjithsesi, kjo garë ishte një test i mirë për atleten kuqezi, që përgatitet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Luiza Gega e ka siguruar kualifikimin në Olimpiadë dhe prej kohësh përgatitet për këtë event të rëndësishëm.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Reali nxjerr në shitje James Rodriguez, kartoni është okazion!

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SWANSEAS/ Guardiola: Ndonjëherë të ecën fati me këto përmbysje…

Delo.autor

E FUNDIT/ Disiplina i mbyll stadiumin Laçit, ja vendimet e plota

Delo.autor

Leave a Comment