Futboll Kategoria Superiore Sport

ERDHI ME BUJË NË MUAJIN JANAR/ Tirana gati “divorcin” me sulmuesin

Nëse maqedonasit Toshevski dhe Najdovski qëndrojnë, Vairinen është problemi kryesor i Tiranës.

Gazeta i ka kontaktuar me lojtarin finlandez, por ai nuk ka kthyer përgjigje përfundimtare. Këto ditë të para merkatoje, Tirana duhet t’i mbyllë marrëveshjet për të prishur zyrtarisht kontratën me konsensus me Tim Vairinen.

Finlandezit, i cili prej janarit është parë të bëjë fotografi te Tirana pa shënuar asnjë gol, i është kërkuar nga klubi të ndahen me konsensus. Nëse largohet Vairinen, i hapet rruga afrimit të një tjetër lojtari.

Sulmuesi për një vit e gjysmë përfiton rreth 160 mijë euro dhe Tirana po tenton ta mbyllë marrëveshjen, duke i dhënë një pjesë të parave në dorë.

Related posts

Fitore e vuajtur për Kukësin, përmbys Teutën dhe konsolidon vendin e dytë

Q.Autor

Neymar shënon ndaj Serbisë, lokali brazilian qeras klientët

Sadik.Autor

SUPER LAJMI NGA SPANJA/ Futbollistja shqiptare futet në histori, transferohet tek Reali i Madrid (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment