Futboll Seria A Sport

MOURINHO I JEP FUND POLEMIKAVE/ Postimi i fundit tregon se kur do të nisë punën si trajner i Romës (FOTO)

Zhoze Murinjo ka shuar të gjitha thashethemet e për detyrën e re si trajner i Romës teksa ka lajmëruar se me datën 6 korrik do të marrë zyrtarisht drejtimin e verdhekuqve.

Pas shumë thashethemeve dhe 1 muaj i zyrtarizuar si trajneri i ardhshëm i Romës, të gjithë filluan të aludonin mbi arsyet e vërteta të vonesës së portugezit për të marrë drejtimin e verdhekuqve, por vetë Murinjo ka shuar zërat me anë të një postimi në ‘’Instagram’’.

Portugezi ka postuar një foto duke u stërvitur me mbishkrimin ‘’6 korriku po vjen’’.

Postimi i Murinjos ka bërë bujë të menjëhershme duke marrë pëlqime dhe komente të shumta pozitive.

Related posts

I PANDALSHMI LIVERPOOL/ “Mbreti” i thyerjes dhe vendosjes së rekordeve të reja (STATISTIKAT)

Delo.autor

La Suedinë për Shqipërinë, njihuni me mbrojtësin surprizë të Panuccit

Sadik.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Mungesë e mistershme, mbrojtësi kuqezi nuk është as në stol (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment