Futboll Sport

POLEMIKAT PËR DY PENALLTI TË MOHURA/ “Shpërthejnë” mediat italiane: Duhej dhënë njëra prej tyre (VIDEO)

Ndeshja hapëse e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Turqisë ka prodhuar një pjesë të parë mjaft të bukur ku dominues ishin ‘’azzurret’’ duke mbyllur në gjysmëfushën e tyre turqit.

45-minutëshi i parë shkaktoi jo pak polemika ku italianët pretenduan për dy penallti të padhëna në favor të tyre. Mediat italiane kanë shpërthyer menjëherë në kritika duke kërkuar akordimin e të paktën një prej tyre.

E para ishte në minutën e 21-të ku futbollisti turk Sojunçu preku topin me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin dhe për VAR-in nuk ishte 11-metërsh. Rasti i dytë ishte në fundin e pjesës së parë, kësaj radhe ishte Çekir i cili ndali topin me dorë pas një harkimi nga krahu të Spinacolës.

Gjyqtari pas u konsultua me VAR-in, nuk e pa të arsyeshme të akordonte 11-metërsh. Polemikat kanë nisur ende pa startuar mirë kompeticioni, teksa pritet të jetë një muaj i gjatë dhe me pretendime të shumta nga të gjitha përfaqësueset.

Related posts

Humbja me Flamurtarin/ Cungu dhe lojtarët mësojnë “masat” e Gjicit

Isa.Autor

GRAND SLAM “US OPEN”/ Rafael Nadal kualifikohet pa luajtur, tërhiqet kundërshtari…

Delo.autor

“PARATICI MË KËRKOI TË RIKTHEHESHA”/ Flet ish-lojtari i Juventus: U largova për shkak të…

Delo.autor

Leave a Comment