Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ KROACISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Southgate: I lumtur për fitoren, por ende nuk jemi…

Pasi triumfuan ndaj Kroacisë falë golit të Rahim Stërling, trajneri i Anglisë, Gereth Sauthgejt ka folur pas ndeshjes në mikrofonat e “BBC Radio 5”, duke thënë se ndihet i lumtur për këtë sukses, por ende kombëtarja e “3 Luanëve” nuk është kualifikuar:

“Të fitosh ndeshjen e parë të ndihmon, të ul tensionin që është shumë e rëndësishme. Kjo nuk do të thotë që jemi kualifikuar.

Më ka pëlqyer paraqitja që kemi kryer sot, e kemi limituar lojën e Kroacisë. Ata luajnë një lojë të shkëlqyer, jam i lumtur për çdo lojtar të Anglisë që u bë pjesë e lojës.

Rikthimi i tifozëve në stadiume? Është një ditë e madhe për anglezët. Nëse nuk fiton ndeshjen e parë, presioni rritet.

Por kemi edhe dy ndeshje të tjera që janë me të vërtetë shumë të vështira dhe sot kemi kompletuar një hap të rëndësishëm përpara.”, përfundoi Sauthgejt.

Related posts

A IA KAM PROPOZUAR INTER-IT? Menaxheri i Kessie reagon i revoltuar: Një futbollist i kalibrit të Franck nuk…

Delo.autor

TMERR DHE MOMENTE PANIKU/ Ish-lojtari i Juventus kërcënohet me armë nga hajdutët

Delo.autor

E PAPRITUR/ PSG arrin një marrveshje multi-milardash

F.autor

Leave a Comment