Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E BUJSHME/ Dëshirojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, ja strategjitë e Tiranës…

Tirana duket se po kërkon të afrojë pesha të rënda në skuadër. E ka bërë më parë me Vangjelin dhe shpreson që ta bëjë edhe në javët në vazhdim. Latifi është një prej lojtarëve të përfolur që më parë ka luajtur në nivele shumë të larta.

Kujtojmë që Tiranës i janë larguar katër titullarë. Tirana duhet të zëvendësojë me urgjencë lojtarë si Batha, Torasa, Kale e Vangjeli që sezonin e shkuar kanë bërë shumë mirë në Superiore. Trajneri Orges Shehi i ka dorëzuar klubit një listë me pozicionet dhe lojtarët që ai do të ketë në ekip.

Kështu, presidenca po punon për emrat që do të afrohen në këtë sezon sipas listës që ka dorëzuar Orges Shehi. Trajneri ka konfirmuar skuadrën e sezonit të kaluar dhe ka vënë në listën e re emrat e Markut, Shehit, Xhixhës, Limajt dhe shumë lojtarëve të tjerë të talentuar në Superiore.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës ka kërkuar nga drejtuesit që të paktën pas largimeve të katër titullarëve të mos preket mbrojtja.

Related posts

Live/ Ceremonia hapëse e Kupës së Botës, Rusi 2018

Sadik.Autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË KLUBI TË RI/ Ofertat nuk mungojnë, ja ekipi i mundshëm për Balotellin

Delo.autor

CHAMPIONS/ Real Madrid mposht Atalanta-n e Gjimshitit dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment