Futboll Sport

“EURO 2020″/ Ndeshje dramatike, Spanja ndan pikët me Poloninë. Lewandowski shkruan historinë

Në ndeshjen e dytë të Grupit E të Euro 2020, Spanja ka barazuar 1-1 me Poloninë dhe, pas barazimit 0-0 me Suedinë në ndeshjen e parë, duhet të mund Sllovakinë për të shmangur një eliminim të bujshëm.

Spanjollët kanë zhbllokuar ndeshjen me Morata-n në minutën e 25-të, ndërsa Swiderski është ndalur nga shtylla në minutën e 42-të.

Në minutën e 54-t, Lewandowski ka gjetur barazimin me një goditje me kokë dhe në të 58-ën, Moreno ka fituar dhe gabuar një penallti.

Szczesny ka shpëtuar rezultatin në fund duke ndalur Morata-n.

Robert Lewandowski është bërë lojtari i parë i Polonisë që ka shënuar në tre edicione të Europianit (2020, 2016, 2012).

Related posts

HUMBJA NË DERBIN E MILANOS/ Gattuso bën deklaratën e fortë pëgjatë dy javëve, ja problemi i vetëm

Delo.autor

LIVE/ Kamza-Tirana: Zgjat vetëm 6 minuta avantazhi i bardhebluve, Fukui barazon shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Roma-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment